24 Dhjetor 2024

Kontributi i Presidentit Rugova në Shtet formimin e Kosovës prezantohet në Cyrih

Cyrih, 21 janar - Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nesër më datën 21 janar në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, më rastin e 13 vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova hapin ekspozitën me karakter historik “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës” me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.

Me këtë rast, zv. Kryeministri i Kosovës njëherësh Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi që ka përkrahur këtë ekspozitë, u shpreh se “kjo ngjarje përkon edhe me frymën e veprimtarisë të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova, u themelua edhe zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, që është hallka më e rëndësishme pas pavarësimit të Kosovës, ideal për të cilin Presidenti ia kushtoi tërë jetën dhe karrierën e tij politike”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)