02 Janar 2025

Konstituohet Këshilli i Bibliotekës Kombëtare 

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi, priti në takim anëtarët e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të cilët do të kenë një mandat 4 vjeçar.

Këshilli Drejtues do të funksionojë në bazë të detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara sipas Ligjit për Bibliotekat. Përbëhet nga Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Dashamir Berxulli, Sadete Ternava dhe Xhevat Bajrami, përfaqësues nga MKRS-ja.

Ministri Krasniqi i uroi për detyrën dhe u dëshiroi suksese në angazhimin e tyre të ri. Ai vlerësoi të rëndësishëm procesin e ndarjes së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (BKK-së) nga ajo Universitare.

“Kultura në vitet e fundit është prioritet, e dëshmuar kjo me rritje të buxhetit vit pas viti. Në këtë kontekst edhe biblioteka do të ketë mbështetje të plotë nga MKRS-ja”, ka thënë ministri.

Ai përmendi se MKRS-ja i ka kushtuar këtë vit rëndësi të madhe librit, duke rritur fondin përmes financimit të botimeve të reja, blerjes së titujve nga botuesit dhe shpërndarjes së atyre librave nëpër bibliotekat komunale.

Ndërkaq, Sali Bashota, në emër të Këshillit e falënderoi ministrin për pritjen dhe premtoi se ai bashkë me 4 anëtarët tjerë do të punojnë që bibliotekaria dhe interesimi për librin në përgjithësi të rritet në vendin tonë që kësisoj të ketë vazhdimisht breza që duan librin dhe përmes tij të jemi konkurrues me vendet e rajonit dhe botës.

Pas takimit me ministrin, Këshilli ka mbajtur mbledhjen e parë e më ç’rast ka marrë dy vendime.

I pari ka qenë zgjedhja e kryetarit të Këshillit, që iu besua Sali Bashotës, ndërkaq vendimi i dytë ishte shpallja e konkursit për drejtor të Bibliotekës Kombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)