Koncerti i Lilly Allen kthehet në "arenë boksi"
Londër, 9 mars - Lilly Allen ka shpërthyer në lot dhe është larguar nga skena, gjatë një koncerti të dielën mbrëma, pasi disa fansa të saj kishin filluar të grinden.
Këngëtarja e hitit "Smile" ishte duke performuar në skenën e O2 Arena në Londër, si pjesë e turneut të saj me reperin Dizzee Rascal, kur dy meshkuj nga publiku kishin filluar përleshjen.
Allen nuk ka mundur ta durojë këtë ndodhi, ka filluar të qajë dhe është larguar nga skena, derisa sigurimi ka nxjerrë jashtë iniciatorët e përleshjes, dhe pastaj është kthyer për të vazhduar koncertin.
"Kjo është forma më e keqe e dhunës. Është gjë e sëmurë dhe ju duhet të turpëroheni nga vetvetja", ka thënë Allen.