Komuna organizon aktivitete për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës
Prishtinë, 11 qershor - Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, në sheshin "Adem Jashari" në Prishtinë do të hapet ekspozita "Prishtina e Humbur" e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Organizata "Culture for All - Phase 3.
Ndërkaq, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, nga ora 14:00 deri në ora 15:00 do të organizohen \"Takime Korale\", ku do të marrin pjesë koret e shkollave fillore të Prishtinës.