Komuna e Prizrenit nderon aktorin e shquar Bekim Fehmiu
Prizren, 15 qershor - Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Bekim Fehmiu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave”, ku protagonist kryesor është Bekim Fehmiu.
Ky film do të shfaqet në KEJ, përballë Lidhjes së Prizrenit, duke filluar nga ora 19:00.
Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit, si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar Fehmiut.
Me pas nderimi do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda i cili do të lexojë disa fragmente nga libri ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’ i Bekim Fehmiut.
Ngjarja organizohet nga DokuFest në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.