Komuna e Prishtinës prezanton projektin Youth Career IT Pathway
Prishtinë, 30 mars - Komuna e Prishtinës do të bëj prezentimin dhe njoftimin e të interesuarve për Projektin YCIP - Projekti Youth Career IT Pathway.
YCIP është i financuar nga grant projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Projekti implementohet nga RIT A.U.K. TDI Prishtinë.
Këtë takim informues do ta hap Nenkryetari i Komunës Selim Pacolli. Prezentues do të jenë edhe zyrtarët nga RIT A.U.K. TDI si implementues të Projektit.