KOMF ndan çmimet për kontribuuesit e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve
Prishtinë, 26 shkurt - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, në partneritet dhe mbështetur nga zyra e UNICEF në Kosovë, organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Miku i Fëmijëve”, për kontribuesit më të mëdhenj të vitit 2018 në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Kjo nismë e cila mbahet sot ka për qëllim rritjen e mbështetjes për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, inkurajimin dhe fuqizimin e përgjegjësisë sociale të sektorit të bizneseve, sektorit jo qeveritar, si dhe përgjegjësinë individuale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.