KMDLNj shfaq filmin "Dear Mandela"
Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në kuadër të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, në Kolegjin Pjetër Budi e shfaq filmin Dear Mandela, film dokumentar për jetën dhe veprën e aktivistit të shquar për të drejtat e njeriut në rrafshin global i cili vdiq ditë më parë në moshën 96 vjeçare.
Ky film i paraprinë javës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut NJË BOTË që organizohet për herë të 12-të nga KMDLNj dhe i cili do të organizohet nga data 23-28 dhjetor të vitit 2013.
E veçanta e kësaj dite se pas shfaqjes së filmit auditorit do ti drejtohet edhe aktivisti i shquar politik, kombëtar dhe për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi i cili gjithashtu bëri mbi 28 vite burg në burgjet e ish-Jugosllavisë për shkak të bindjeve politike, lirisë së fjalës dhe përpjekjeve të pandërprera për çlirimin e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Për këtë u nderua me çmimin Saharov dhe shumë çmime të tjera nga fusha e të drejtave të njeriut. Ishte në kushtet më të vështira edhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
KMDLNj shpreson se Adem Demaçi do të bashkëbisedojë me të pranishmit në mënyrë aktive dhe se ky bashkëbisedim do të jetë nderim për udhëheqësin e madh të popullit afrikan si dhe frymëzim për të gjithë aktivistët për të drejtat e njeriut në botë, Nelson Mandela që u shua kohë më parë.
Shfaqjen e këtij filmi dhe debati si dhe organizimin e Festivalit për të Drejtat e Njeriut e mundësuan: Ministria për Kulturë, Ministria për Punë të Jashtme, Post Telekomi i Kosovës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Hotel Victory, Hotel Sirius, Restorant Rings, Fisi Gold, Kolegji Pjetër Budi etj.