Klodian Valla me ekspozitë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
Kjo ekspozitë përmban njëzet e pesë punime, të cilat dallohen me stilin e kombinuar abstrakt dhe surreal.
Meqenëse piktura për element thelbësor ka koloritin, natyrshëm dhe në mënyrë të ndjeshme edhe për Klodian Vallën, spektri me tërë ngjyrat e tij buron nga afiniteti i tij dhe nga thellësia shpirtërore.
Në këtë ekspozitë artisti sjellë ciklet e portreteve, drunjve dhe kompozicioneve. Këto vepra janë të realizuara në teknikën vaj, akrelik dhe teknikë e kombinuar në pëlhurë.
Ideja e kësaj ekspozite për autorin është që ai para publikut artdashës të shpreh në mënyrë dy dimensionale botën e tij shpirtërore.
Në përgjithësi krijimtaria artistike e Klodian Vallës përbëhet nga një konstelacion prej dhjetëra ciklesh të cilat konsistojnë në qasje, inspirime dhe implementime të ndryshme, siç janë: ‘Rrushi’, ‘Kompozicione’, ‘Peizazhe dëbore’, ‘Natyra të qeta’, ‘Meteorët’, ‘Trekëndëshat’, etj.
Ndryshe, kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është profesori, kaligrafi, e artisti i mirënjohur, z. Shyqri Nimani