29 Dhjetor 2024

Klina bëhet me qendër rinore

Prishtinë, 2 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Klinës, me qëllim të përkrahjes financiare për projektin “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Klinë”, në të cilin projekt MKRS-ja do të investojë 250 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me këtë rast u shpreh se përkrahja për rininë e Kosovës dhe krijimi i kushteve më të mira për të, është synim i MKRS-së, dhe shtoi se, kjo qendër rinore, do të jetë një ndihmesë e madhe për rininë e Klinës.

Ai më tej u shpreh se MKRS-ja po bashkëpunon ngushtë me komuna të Kosovës dhe po ndihmon ato për të krijuar kushte bashkëkohore për rininë, që ajo të ketë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore.

Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen, dhe tha se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Klinës, sidomos për rininë e kësaj komune.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)