24 Dhjetor 2024

Klark vlerëson lartë filmin për luftën në Bosnjë nga Angelina Jolie

Hollywood, 4 janar - Ish-komand anti i forcave të NATO-s, Vesli Klark është shprehur i emocionuar dhe trishtuar nga filmi i realizuar për luftën në Bosnjë-Hercegovinë nga Angelina Jolie.

\"Ky film edhe për mua ka qenë vështirë për tu ndjekur, sepse plotësishtë tregon të vërtetën\", ka thënë Klark.

Gjenerali amerikan në pension ka vlerësuar se filmi plotësisht ka rrëfyer të vërtetën, ku ai ka qenë gjatë luftës në Bosnjë. \"Me të vërtetë është shumë film realist dhe shumë i prekshëm\", theksoi Klark.

Aktorja amerikane e angazhuar në cilësinë e regjisores dhe skenaristes filloi xhirimet e filmit \"Në tokën e gjakut dhe mjaltit\", me një histori që fillon në vitin 1992 në Bosnie ku një çift i ri është ndarë për shkak të luftës.

Ata takohen më pas, por vajza, e cila është myslimane, është e burgosur në një kamp ku gardian është i dashuri që kishte para lufte.

Sipas shtypit, lokal ky film tregon një histori dashurie mes një serbi dhe një vajze myslimane të cilën ai e dhunon gjatë luftës.

Kjo histori e cila ka ngjallur reagime të ashpra nga një shoqatë që mbron të drejtat e femrave të dhunuara gjatë luftës, i ka kërkuar autoriteteve të anulojnë xhirimet e këtij filmi.

Anxhelina Xholi ka kërkuar që gjatë xhirimeve në Bosnje të takojë viktimat për të sqaruar këto keqkuptime.  Filmi i Joliet premierën në Bosnjë-Hercegovinë do ta ketë gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)