Kinemaja e Gjelbërt në EUICC
Prishtinë, 3 korrik - Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë do të shfaq dokumentarë ekskluzivë nga kinematografia franceze me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, në kuadër të fushatës së saj për mjedisin dhe shëndetin.
Filmat janë mundësuar nga platforma në internet e Institutit Francez për kinematografi- iFcinema/Institut Français . Filmi i parë me tematikë mjedisore nga kjo seri Tara-Udhëtimi për në zemrën e makinës klimatike nga regjisorja franceze Emmanuelle Roblinu shfaq të enjten më 2 korrik. .
Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të shfaq filma nga kinematografia franceze cdo të enjte gjatë muajve korrik dhe gusht.