Kinema ABC shënon 13 vjetorin
Prishtinë, 24 maj - Kinema ABC sot mbush trembëdhjetë vjet të punës më ç'rast edhe shënon një trembëdhjetë vjetor të një pune të madhe dhe të përbashkët në kultivimin e vlerave të rëndësishme të kinematografisë.
13 vjetori e gjenë Kinemanë ABC te inkuadruar në botën e zhvilluar dhe te modernizuar të kinematografisë, duke ofruar shfaqjen e filmave në formatin 3D dhe duke ndërtuar një marrëdhënie të re dhe të fuqishme me shikuesit.
Digjitalizimi ka ndihmuar në rikthimin e shikuesve në sallë, ka ndikuar ne ndryshimin e përcepcionit për filmin, por nuk ka ndikuar në zvogëlimin e pengesave që i janë bërë kinemasë dhe kinematografisë në përgjithësi.
Kinemaja e vogël e qytetit, kinemaja e adhuruesve te artit dhe kineastëve, në këto trembëdhjetë vjetë ka mbledhur emrat e njohur të kinematografisë shqiptare, evropiane e botërore.
Kjo kinema e qytetit të Prishtinës, për 13 vite ka shërbyer si një urë lidhëse e Kosovës me botën e filmit dhe i ka ofruar shikuesve të saj nga i gjithë vendi, një kënd për të shijuar vlerat e kinematografisë.
Edhe në këtë 13 vjetor konkurrenca e vetme e jona mbetet pirateria, e cila e ka dëmtuar rëndë imazhin e kinemasë duke e pamundësuar shijimin e vlerave në ekranin e madh.
Kjo dukuri edhe pas trembëdhjet vjet pune vazhdon te jetë një luftë e egër në Kosovë për mungesë të zbatimit të ligjeve.