Kinema ABC përmbyll gjashtë mujorin me 34 premiera
Prishtinë, 14 korrik - KDSHF GENCI ka permbyllur gjashtë mujorin e parë te vitit 2015 me gjithsejt 34 premiera boterore (10 ne formatin 3D dhe 24 ne digjital).
Ne kete gjashte mujor kinemane e kane vizituar 33, 432 shikues.
Muaji prill ka qenë muaji me shikueshmerinë me te lartë; 9945 ndersa muaji me shikeshmerinë me te ultë është muaji mars me 2997.
Ne listën e tre filmave me te shikuar hynë: Furious 7 me 8958 shikues, Fifty Shades of Grey me 5953 dhe Cinderella me 1458.
Me synim plotesimin e nevojave dhe kërkesave te shikuesve tanë si dhe përafrimin e tyre me realizimet me te reja te kinematografisë boterore, gjatë Sezonit Veror në Kinemanë ABC do te shfaqen dhjetë premiera boterore (5 digjital dhe 5 ne 3D).
Ky sezonë (korrik-gusht) ka filluar me 2 korrik 2015 me premierën botërore te filmit Terminator Genisys 3D dhe do te perfundoj me filmin HITMAN AGENT 47, premiera boterore e te cilet do te jete me 27 gusht 2015.
Premiera e dytë pas TERMINATOR eshte filmi MINIONS 3D qe u shfaq premiere ne ABC me date 11 korrik ne dy termine.
Me 16 korrik kemi premieren e filmit ANTMAN 3D aksion/aventure, me pastaj me 23 korrik kemi dy premiera boterore PAPER TOWNS drame/romance me aktoret Nat Wolff dhe Cara Delevinge (modele) dhe PIXELS 3D- I animuar.
MISSION IMPOSSIBLE:ROGUE NATION me aktorin Tom Cruise, do te shfaqet premiere boterore me date 3 gusht.
Me pastaj me 6 gusht kemi dy premiera boterore: THE FANTASTIC FOUR 3D aksion/aventure, fanta/shkence dhe INSIDIOUS: CHAPTER 3- horror. Me 13 gusht TRAINWRECK komedi dhe filmi HITMAN:AGENT 47-aksion/triller, do te jete premiera e dhjete e cila permbyll kete sezonë.