Kim: Nuk u martova për show por nxitova
Los Angelos, 2 nëntor - Kim Kardashian edhe pse ka kërkuar divorcin vetëm pas 72 ditësh martesë thotë se u martuar për dashuri dhe jo për shou televiziv.
U martova nga dashuria. Nuk do të kisha shpenzuar aq shumë kohë thjeshtë për një shou televiziv, ka reaguar Kim.
Kardashian dhe Kris Humphries u martuan në gusht ndërsa pak pas muajit të mjaltit ata po shkojnë drejtë fundit të martesës për shkak të mosmarrëveshjeve.
Jam romantike e pashpresë! Dashuroj me gjithë zemër dhe shpirt. Dua familje dhe fëmijë dhe jetë të vërtetë dhe ndoshta kam nxituar për ti pasur këto kaq shpejt, është shprehur Kardashian