Kim mohon skandalin e fotove nudo
New York , 27 prill - Prej pak kohësh ajo e pati hedhur pas skandalin e videos së seksit që kishte për protagoniste atë dhe ish të dashurin e saj.
Sot Kim Kardashian ka bërë një rikthim në publik për të mohuar se është ajo femra e cila shfaqet në disa fotografi nudo në shumë faqe interneti.
Nuk është ajo. Mund ta thoni me siguri. Nuk duket aspak si ajo, tha një zëdhënës i Kim për Mail.
Ndërsa ecte dje në New York në fakt Kim dukej aspak e shqetësuar dhe krejt në formë.
Ndërsa shoqërohej nga miku i saj Jonathan Cheban, Kardashian mbante veshur një palë pantallona që i nxirrnin të pasmet në dukje në formën e tyre të plotë.