Kim Kardashian viziton Armeninë
Jerevan, 9 prill - Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, dhe familja e saj kanë arritur në Jerevan për të shënuar 100-vjetorin e masakrës së armenëve në Perandorinë Osmane.
Dhjetëra njerëz dhe gazetarë kanë takuar takuar Kardashianin, e cila shoqërohej nga burri i saj, Kanye West, vajza dhe motra.
Familja Kardashian do të qëndrojë tetë ditë në Armeni.
Paraardhësit e Kardashianit kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit 19.
Aja ka promovuar në mënyrë aktive njohjen si gjenocid të vrasjeve të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, por Turqia e kundërshton këtë term.
Ceremonia kryesore në përkujtim të 1.5 milion armenëve të vrarë do të mbahet më 24 prill.