Kim Kardashian turpërohet në studio televizive
Los, Angelos, 16 dhjetor - Ndonëse u përfshi në listën e dhjetë personave më të famshëm të vitit 2011, në një program amerikan të prezantuese së famshme Barbara Walters, Kim Kardashian nuk pati asnjë trajtim të veçantë në studio.
Gazetarja 82-vjeçare, vendosi të gjithë familjen në siklet, por sidomos Kim, e cila u pyet për videokasetën e saj porno të vitit 2007 dhe u bombardua me pyetje të pakëndshme, por duke shmangur ndarjen nga Chris Humpries pas vetëm dy muajsh martesë.
E pyetur për videon porno që e bëri të famshme, Kim ngeci dhe arriti të përgjigjej: Atëherë paska qenë një gjë e mirë që e bëra
?.
Çfarë do që bën, duhet ta mendosh, iu përgjigj prezantuesja, duke detyruar Kardashian që të pranojë se ka bërë gabime në të shkuarën, gabime nga të cilat ka mësuar, u përgjigj e ëma, edhe ajo e pranishme në studio.
Megjithatë, ndonëse i doli në mbrojtje, nëna 56-vjeçare e Kim e sikletosi edhe më shumë vajzën e saj, duke pranuar publikisht se pësoi një traumë kur mësoi për videon porno të të bijës dhe se e kishte të pamundur për netë me radhë të flinte, pasi gjatë të gjithë kohës vetëm qante.
Shigjeta e dytë që Walters i lëshoi familjes, ishte nëpërmjet konstatimit: Nuk dini të kërcëni, nuk dini të këndoni, nuk dini të bëni humor
A mund të thuhet se keni ndonjë talent?.