22 Dhjetor 2024

Kim Kardashian, single dhe e lumtur

SHBA, 28 shtator - Kim Kardashian nuk ka nevojë për një mashkull, të paktën edhe për disa kohë.

Bukuroshja amerikane që ka marrëdhënie të shkëlqyera me shoqërinë dhe familjen, nuk gjen kohë për të krijuar një lidhje të shëndoshë, pasi kohën më të madhe e kalon në vende të ndryshme të botës.

“E ndiej se nuk më nevojitet një mashkull edhe pse jam shumë romantike. Mendoj se të kesh dikë në krah e bën jetën më interesante. Nuk mendoj se duhet një mashkull për të qënë e lumtur edhe pse është fantastike të jesh me dikë”, pohon Kardashian.

29 vjecarja u nda para pak ditësh nga futbollisti i Dallas Cowboys, Miles Austin. Në intervistën dhënë për revistën “More!”, ajo shton: “Jam e lumtur single. Dua të shijoj këtë qetësi para një lidhjeje”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)