Kim Kardashian rikthehet të pozojë me bikini
Los Angelos, 11 dhjetor - Ka humbur rreth 25 kilogramë që pas lindjes së vajzës North West 6 muaj më parë dhe tani Kim Kardashian ka besimin e duhur në vetvete për të pozuar me bikini në kopertina revistash.
33-vjeçarja ka treguar format për revistën Us Weekly dhe një burim ka thënë se Kimi është stërvitur shumë për tu dobësuar dhe është tejet e motivuar për të mbajtur këtë formë.
Më parë, Kim Kardashian është shprehur se qëllimi i vërtetë është që të jetë edhe më elegante sesa ka qenë para lindjes.