Kim Kardashian qante për një foto nudo
New York, 17 nëntor - "O Zot, çfarë ndryshimi mund të bësh në katër vjet". Ky është komenti i medieve perëndimore, për fotot nudo të Kim Kardashian.
Së fundi është publikuar një foto e saj, e bërë në vitin 2010, me të cilën mediet i rikthehen kohës, kur Kim qante për faktin se i kishin publikuar një foto nudo.
Në një episod të janarit 2011 të Kourtney & Kim Take New York, Kim shfaqej shumë e dëshpëruar:
Oh Zot, jam më e zhveshur se te Playboy. Jam shumë e nxehur. Më premtuan që do më mbulonin me vizatime, por mund të shohësh gjoksin. Më thanë që nuk do dukej asgjë, por duket qartë. Kjo është pornografi!
Fotoja e kopertinës së atëhershme e revistës W tregonte Kimin krejtësisht nudo, me pjesët intime të mbuluara me shirita të kuq. Por pas 4-vjetësh, Kardashian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj krejtësisht nudo për revistën Paper, në kopertinën e së cilës tregon të pasmet.