Kim Kardashian po humbë linjat
New York, 23 shkurt - Ajo nuk e fsheh më barkun nën rrobat e zeza. Kim Kardashian është fotografuar në një fustan dy ngjyrësh i cili i theksonte barkun e saj të fryrë.
32 vjeçarja ka ende edhe katër muaj deri te lindja e foshnjës, ndërkohë ajo që është fotografuar mëngjesin e djeshëm derisa po dilte nga shtëpia e saj për të blerë në Beverlly Hills.
Kim është e njohur për linjat e saj trupore por ajo tani po pret një fëmijë dhe ato kanë filluar të humbin. Nëna e ardhshme ka thënë se ajo dhe i dashuri i saj reperi Kanya West ende nuk e dinë gjininë e foshnjës dhe mezi po presin për ta zbuluar.
Nuk e dimë se çka po presim ende, por unë dua ta di, ka thënë ajo, megjithëse nuk ka ndonjë preferencë, nëse do të ishte djalë apo vajzë.