Kim Kardashian paguhet 600 mijë dollarë për një natë
Las Vegas, 27 dhjetor - Popullariteti i Kim Kardashian mund të jetë dëmtuar në javët e fundit pas një divorci jashtëzakonisht të shpejtë me Kris Humpries, por show-girl vazhdon të thyejë rekorde të reja.
31-vjeçarja do të paguhet 600 mijë dollarë për të qenë prezente në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Las Vegas, në një klub nate. Kjo është shumë më e madhe që i është ofruar ndonjë personi të famshëm deri tani.
Kim do të jetë tërheqja më e madhe e mbrëmjes, nëpërmjet të cilës klubi dhe kazinoja synon të tërheqë klientelë. Përballë kësaj shume, 100 mijë dollarët që do të fitojë Fergie e Black Eyed Peas për të kënduar disa orë në një hotel dhe kazino tjetër duket si një tallje.
Sipas Washington Post, deri tani nuk është paraqitur asnjë i interesuar për të paguar 250 mijë dollarët që Katy Perry kërkon për të kënduar disa orë në ndërrimin e viteve, ndërsa Puff Diddy është pranë nënshkrimit të një kontrate me një klub nate në Majemi.
Megjithatë, sipas të njëjtës së përditshme, vendin e parë duhet ta kishte Ashton Kutcher, i cili ka marrë shumë telefonata, por ka vendosur ti refuzojë të gjitha, pasi ka ndërmend të kalojë natën e ndërrimit të viteve në një ambient më familjar