Kim Kardashian në superformë
Tajlandë, 7 prill - Kardashian ka punuar shumë muajt e fundit për të humbur peshë pas lindjes së vajzës e për këtë arsye ajo nuk ka më turp të tregojë format e saj.
33-vjeçarja dukej shumë e sigurtë tek vetja në terracën e një hoteli luksoz në Tajlandë, ku po kalon disa ditë pushimi së bashku me familjen e saj.
Kimi është fotografuar duke rregulluar bikinit e zeza gjatë regjistrimeve të episodeve të reja të reality-show-t Keeping Up With The Kardashians.