Kim Kardashian me flokë të shkurtra
Prishtinë, 29 qershor - Kim Kardashian është shfaqur me flokë të shkurtra për setin fotografik të revistës italiane LUomo Vogue.
Ajo mbase mund të ketë pasur qëllim ti ngjajë sa më shumë aktores së famshme Sophia Loren, por në të vërtetë ka nxjerrë në pah ngjashmërinë që ka me nënën e saj, 56-vjeçaren Kris Jenner.
Seti fotografik është realizuar në rrugët e Los Angeles nga fotografi Francesco Carrozzini.
Kim Kardashian në një intervistë me Oprah Winfrey ka folur për partnerin e saj të ri, këngëtarin Kanye West.
Është shumë bukur të kesh në krah dikë që di gjithçka për ty, që të respekton, të kupton dhe ka kaluar të njëjtat vështirësi me ty. Kemi shumë gjëra të ngjashme me njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, ka thënë Kardashian.