Kim Kardashian i kthehet filmit
Hollywood, 25 tetor - Pas prishjes së martesës me Kris Hamfris, aktorja Kim Kardashian do të paraqitet në filmin The Marriage Counselor, me regji të Tajler Peri.
Filmi bën fjalë për Xhudit, këshilltare e një çifti të pakënaqur me martesën e vet, e cila tradhton burrin me njërin prej klientëve.
Xharni Smolet do të luajë këshilltaren, ndërsa Kardashian bashkëpunëtoren e saj, e cila do të përpiqet që ti ndihmojë të zgjedhë problemet.
Xhirimi i filmit do të fillojë më 26 tetor në Atlanta. Kardashian edhe më herët ka pasur role në filmat Deep in the Valley dhe Disaster Movie.
Ndryshe, martesa e Kardashian dhe Kris Hamfris, nuk ekziston më. Mediat britanike kanë bërë të ditur se martesa e tyre është prishur dhe se ata nuk planifikojnë që të vazhdojnë tutje lidhjen e tyre.
Tash pritet të zyrtarizohet divorci, ndërkohë që ka disa pista të thashethemeve për ndarjen e çiftit të martuar para pak muajsh. Ndër to është publikimi i një video të nxehtë seksi të Kardashianit, ndërsa varianti tjetër është mospërshtatja e çiftit.