Kim Kardashian e mbron bashkëshortin e saj
Sidnej, 17 shtator - Kim Kardashian me çdo kush po e mbron bashkëshortin e saj. I shumëpërfoluri KanyeWest i kishte pushtuar titujt kryesor të mediave gjatë vikendit ku ai thuhej se i kishte kërkuar audiencës që të ngritej në këmbë e në fakt audienca ishin njerëz në karroca.
E zhgënjyer nga kjo që kishte ndodhur Kim e adresoi këtë çështje në Instagram.
Duke postuar disa foto nga kocerti ajo shkruajti: "Çfarë turneu i jashtëzakonshëm ne Australi! Është zhgënjyese që diçka kaq e mrekullueshme të mjegullohet me gënjeshtra në media. Kanye kurrë nuk i ka kërkuar askujt në karrocë që të ngritet dhe videot e tregojnë këtë. Ai ka kërkuar që të gjithë të ngriten dhe të vallëzojnë nëse ata nuk janë në karroca. Thjeshtë ai dëshironte që të gjithë të argëtohen. Media po i shtrembëron gjërat".