Kim Kardashian dhe Kanye West po i japin fund martesës
New York, 29 korrik - Sipas medieve të huaja, çifti i njohur Kim Kardashian dhe rep artisti Kanye West, po i japin fund martesës së tyre vetëm pas dy muajsh. Siç thuhet arsyeja e ndarjes është dallimi i madh mes karakterit të tyre.
Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po i japin fund martesës së tyre dy muaj pas kurorëzimit.
Sipas disa burimeve të medieve të huaja, Kanye ka filluar maksimalisht ta kontrollojë Kimin, ndërsa ajo është bërë si kukulla e tij e cila çdo ditë duhet ta ketë të menduar në çdo imtësi.
West zgjedh veshjen e saj, ku do të paraqitet dhe kur, Kim është e detyruar të provojë para bashkëshortit çdo kombinim të cilin do ta vesh gjatë ditës, kurse ai bën përzgjedhjen e çdo gjëje.
Ndërkaq siç thonë burimet, Kanye ka vendosur që ti lë bashkëshorten dhe vajzën dhe të shpërngulet në Paris, e për këtë Kim nuk dëshiron të flasë në publik, madje ajo ende shpreson se çdo gjë do të rregullohet.
Kim është e obsesionuar me dukjen e saj dhe nuk dëshiron përulje me ndarjen e re. Kështu asaj nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të pranojë çdo gjë që dëshiron Kanye, në mënyrë që të shpëtojë martesën, ka thënë një burim.
Ndryshe nëse ju kujtohet, Kim ka thënë që martesa e saj do të jetë një përrallë, ndërsa si duket edhe kjo martesë është shndërruar në një ëndërr të keqe.