Kim Kardashian dëshiron 4 fëmijë
SHBA, 28 gusht - Kim Kardashian ka ëndërruar gjithmonë një familje të madhe por kjo nuk është e lehtë për karrierën e bukuroshes.
Unë dua katër fëmijë. Pak vjet më parë mendoja për gjashtë, shprehet Kardashian, e cila mesa duket ka ndryshuar mendim pas lindjes së motrës së saj Kourtney Kardashian, e cila ka një djalë 8 muajsh. Djali i Kourtney më ka treguar se sa e vëshirë është të punosh dhe të kesh një fëmijë, prandaj nuk kam vendosur ta lind një fëmijë, shton Kim.
Në vijim ajo flet për marrëdhënien me bashkëshortin Lamar Odom, duke theksuar se nëse një fëmijë vjen, ai do jetë i mirëprituir në familjen e tyre.
Nuk po përpiqem të mos ngelem shtatzanë dhe nëse vjen është i mirëpritur. Ne të dy duam të kemi fëmijë dhe mendoj se jemi në një situatë ideale. Jemi shumë të lumtur bashkë, përfundon bukuroshja brune.