Kidman bëhet përsëri nënë
SHBA, 19 janar - Nicole Kidman është shndërruar përsëri në nënë, pasi adoptoi një fëmijë të braktisur, u lajmërua gjatë ditës së sotme.
Faith Margaret lindi në 28 dhjetor 2010, nga një nënë, identiteti i së cilës nuk zbulohet.
Aktorja australiane dhe bashkëshorti Keith Urban, të dy 43 vjeç, shprehën gëzimin e pakufishëm në një deklaratë të përbashkët.
Faith do të jetë motra e vajzës së tyre Sunday Rose, dy-vjeçare. Nicole ka adoptuar edhe dy fëmijë të tjerë më parë, atëherë kur ishte e martuar me Tom Cruise.