Kevin Costner bëhet baba për të shtatën herë
Hollywood, 18 shkurt - Aktori hollivudian, Kevin Costner, po përgatitet të presë në jetë fëmijën e tij të shtatë, pasi gruaja e tij e dytë është sërish shtatzënë.
Ylli i filmit "Bodyguard" në vitin 2004 u martuan me modelen gjermane Christine Baumgartner, me të cilën ka dy djem, ndërsa tani çifti pret fëmijën e tretë- që është i shtati i Costner.
"Gruaja ime do të lindë në muajin qershor", ka konfirmuar aktori 55-vjeçar për revistën gjermane Bunte. Costner ka edhe tre fëmijë me gruan e tij të parë Cindy Silva, dhe një djalë nga lidhja me Bridget Rooney.