Këngëtarja serbe fyen përfaqësuesen shqiptare në Eurosong
Tiranë, 17 maj - Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e cila ka fituar festivalin e Eurosong-ut në vitin 2007 ka fyer gazetarët shqiptarë dhe dyshen e përfaqësueses tonë.
E pranishme në konferencën për mediat ajo i ka fyer gazetarët shqiptarë, pasi i kanë drejtuar disa pyetje që e kanë nervozuar.
Kur i kanë pyetur përfaqësuesit e Serbisë në Eurosong se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi, këngëtarja dhe fituesja e festivalit të 2007-ës, Marija Sherifoviç, ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, Kurir.
Shihni se si dukeni ju,- ka thënë Marija. Ky reagim i saj ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë për mënyrën e sjelljes .
Marija Sherifoviç e ka ndjekur edhe natën e dytë të Eurosong-ut.
Asaj nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por i ka komentuar edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Twitter: O i idiot i shprishur, pse po bërtet!.