Këngëtarja Jewel është shtatëzane
New York, 12 janar - Këngëtarja Jewel ka konfirmuar se ajo është duke pritur fëmijën e parë.
Kantautorja, e cila është e martuar me yllin e rodeos Ty Murray, ka njoftuar për shtatëzaninë e saj në emisionin e parë të showt Going Platinum.
Bëra një test shtatezanie dhe ishte pozitiv! Ishte shumë vështirë ta ruaja sekretin. Isha e shqetësuar se do të filloja të vjellja në xhirime dhe të gjithë do të thoshin:
Oh, ajo është shtatzënë. Po mundohem ta shijoj momentin dhe shtatëzaninë. Ndjehem shumë me fat, ka thënë ajo për People.com.