Këngëtari Smith akuzohet se ka vjedhur këngën Earth Song
Los Angeles, 26 shtator - Këngëtari Sam Smith ka publikuar mëngjesin e ditës së premte këngën e tij më të fundit "Writings On The Wall". Kënga u prit shumë mirë nga fansat e tij, por pati edhe shumë kritika negative.
Smith akuzohet se ka kopjuar këngën e mbretit të muzikës pop, Michael Jackosn, Earth Song. Kënga e Smith do të jetë edhe kolona zanore e filmit të ri të James Bond.
Disa fansa të tij kanë kritikuar në rrjetin social Twitter, se kënga e 007-s e 23-vjeçarit , ka ngjashmëri me hitin e vitit 1995.
Prezantuesi britanik Jenni Falcone, ishte një nga të parët që ka nxjerrë në pah ngjashmëritë mes dy këngëve. Ai është shprehur: Mendon njeri se #WritingsOntheWall, ka një tingull si #Earth Song?