Kendall Jenner një tjetër tronditje për modën
New York, 16 prill - Kendall Jenner, 16 vjeçarja dhe motra e Kim Kardashian po trondit modën me trupin e saj dhe fotot e xhiruara për revistën franceze Flavor.
Ajo pëlqen të ndjekë gjurmët e së motrës përsa i përket prezantimit të veshjeve të brendshme. Ajo është me shumë fat sesa moshataret e saj.
Jeta është një festë shprehet ajo shprehet ajo e gëzuar në një udhëtim luksoz në Republikën Domenikane në fillim të këtij muaji me familjen e saj para se të paraqeste modën e re të rrobave të banjës.
Në një intervistë të kohëve të fundit ajo është shprehur se tani në plan të parë nuk ka arsimimin e saj por jetën në show biz. Pasi të vendosë karrierën e saj në modë, do të mendojë dhe për edukimin e saj.