Kelly Brook kopjon parfumin e Madonnas
SHBA, 7 shkurt - Kelly Brook ka filluar që të përdorë parfumin Fracas nga Robert Piguet, sepse ajo dëshiron të ketë të njëjtin me parfumin e Madonnës, e cila po ashtu e përdor këtë parfum.
Modeles dhe aktores 31 vjeçare e cila ka për të dashur Jason Statham, i pëlqen shumë parfumi Fracas i Robert Piguet, pasi e zbuloi aromën e tij kur u takua me Madonnan.
Unë së pari mora erë tek Madonna dhe e pyeta se çfarë parfumi është. Unë vendosa që të hedh po të njëjtën aromë. Kush nuk do të dëshironte të kishte aromën e Madonnas? Është një parfum i dashur jasemini të cilin mund ta merrni te Harrods. Dikush më kishte thënë se parfumi im është si i Madonnas dhe unë iu përgjigja në shenjë pohimi, u shpreh Brook.