02 Janar 2025

Keith Urban me albumi të ri

New York, 8 dhjetor - Kanë kaluar 3 vjet që kur ylli  i muzikës  "Country" Keith Urban publikoi albumin e tij me këngë të regjistruara në studio.

Këngëtari me origjinë nga Zelanda e Re i ka shfrytëzuar këta tre vjet për krijimin e një koleksioni me këngë, që ai i përshkruan si "çliruese". 
 
 “Little Bit of Everything” është kënga e parë solo e albumit të ri “Fuse” të këngëtarit Keith Urban. Ajo u bë një hit për të 14-tën herë në klasifikimin e këngë më të mira të muzikës "country" dhe kontriuboi që albumi të hyjë në listën e konkurrimit të 200 albumeve më të mira.

Urban ka experimentuar në albumin e ri me tinguj të ndryshëm, një sfidë kjo për artistin, por megjithatë, ai i ka qëndruar besnik stilit të tij të veçantë.

Ai ka bashkëpunuar për këtë album me nëntë producentë, mes tyre edhe disa nga më njohurit të muzikës R&B, Benny Blanco, si dhe me duon norvegjeze Stargate, me producentin e rokut Butch Walker dhe me Mike Elizondo, i njohur për bashkëpunimin me këngëtarët e muzikës rap Eminem, 50 Cent dhe Jay-Z. 

Pikërisht kjo përpjekje për ta zgjeruar sferën e tij muzikore e bëri këngëtarin Urban ta titullojë albumin e tij "Bashkim", “Fuse.”
 
 “Fillova me bashkimin e elementëve të ndryshëm muzikorë: instrumenteve, tingujve, ritmeve e të tjera, për t'i shkrirë ato bashkë. Më parë nuk e kisha bërë këtë gjë në këtë masë. Po ashtu, solla bashkë disa autorë këngësh dhe producentë, me të cilët nuk kisha bashkëpunuar më parë. Ishin të gjitha këto elemente që unë i bashkova në një mënyrë të ndryshme nga krijimtaria ime e mëparshme."
 
Urban thotë se bashkëpunimi me artistë të tjerë  është pjesa e preferuar e tij në krijimin e një albumi. Synimi i tij me albumin “Fuse”, ishte të sillte një energji të re për tingullin e tij, gjë që ai ndjen se e ka realizuar përmes shfrytëzimit të një grupi të shumëllojtë producentësh. Mes interpretimeve më interesante janë duetet e tij me yjet e tjerë të muzikës country Eric Church dhe Miranda Lambert.
 
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)