Keira Knightley bëhet nënë
Los Angeles, 28 maj - Aktorja Keira Knightley është bërë nënë për herë të parë më 25 maj.
Lajmi bëhet i ditur nga E! News, që citon disa burime, të cilët thonë se aktorja 30-vjeçare dhe bashkëshorti i saj James Righton, kanë mirëpritur në familjen e tyre fëmijën e parë.
Megjithatë deri më tani nuk ka patur një reagim zyrtar nga ana e aktores, e cila mban ende sekret edhe gjininë e foshnjës.
Knightley dhe James janë bashkë që prej shkurtit të 2011 dhe kanë deklaruar disa herë se dëshironin të kishin fëmijë.