KDI ndan çmimet për garën fotografike kundër korrupsionit
Nëpërmjet këtyre garave, qytetarët patën rastin që nëpërmjet veprave të artit të shfaqin pasojat që korrupsioni po i sjell shoqërisë kosovare në të gjithë sektorët si shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ambient, prokurim publik etj.
Nëpërmjet jurisë profesionale KDI, ka bërë ndarjen e çmimeve për tri fotografitë më të mira dhe tri karikaturat më të mira.
Këto aktivitete janë përkrahur nga programi i USAID-it, Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse.