Katy Perry në rradhët e tifozerisë së Interit
New York, 19 janar - Katy Perry protagoniste jo vetëm për sukseset muzikore por edhe për shijet sportive.
Dashamirëse e futbollit Perry, u fut në rradhët e tifozerisë zikaltër gjatë Festivalit të Sanremos, ku shfaqi hapur preferencën e saj në skenën Ariston.
Vetëm pak ditë pas Derbit të Madoninës ajo uron skuadrën e zemrës në rrjetin social Twitter, duke shkruar në faqen personale se impenjimet artistike e detyruan të reagojë me vonesë, por vijon të mbetet interiste ekstremiste dhe se është pafund e lumtur për triumfin ndaj Milanit.
Tani mbetet të më dhurojë fitore edhe Ducati, vijon Perry, e cila është gjithashtu edhe një adhuruese e motoçiklizmit