Katy Perry në depresion pas divorcit
Melburn, 11 nëntor - Në një intervistë për televizion australian ,,The Project" këngëtarja e njohur Katy Perry flet për mendimet rreth vetëvrasjes pas divorcit me Russell Brand në vitin 2011.
Edhe teksti i këngës "By The Grace of God" flet për diçka të tillë si Unë nuk mund të duroj më... Unë shiqoja veten në pasqyrë dhe vendosa të qëndroj...
"Ndonjëherë mund të verbohesh nga emocionet ekstreme," sqaroi Katy. "Unë po kërkoja përgjigjen gjatë kohës sa isha duke i shkruar vargjet e këngës. Unë isha në depresion, kisha mendime të këqija por fatmirësisht nuk ndërmorra asnjëherë asgjë."