Katy Perry mohon lidhjet me ish-bashkëshortin Russell Brand
Londër, 26 maj - Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Katy Perry mohon të pavërtetat që janë prezentuar nga Daily Telegraph të shtunën.
Sipas saj ky artikull është bazuar në një intervistë që ajo e kishte dhënë para tri vitesh për të njëjtën revistë.
Ajo përmes llogarisë së saj në twitter sqaroi se ajo i ka thënë gazetarit të the Daily Telegraph se ajo nuk ka qenë në kontakt me ish-bashkëshortin e saj që nga fundi i vitit 2011 kur ata u ndanë.
"Ai nuk më ka folur mua qysh nga koha kur ai më shkruajti në mesazh se dëshiron të divorcohet nga unë," tha Perry. "Unë nuk dëshiroj të flasë për të - këngët e mija do të thonë atë që unë duhet të them."