Katy Perry me linjë mode
Torino, 11 tetor - Ylli i muzikës Katy Perry raportohet se bën plane të depërtojë edhe në fushën e modës, duke lancuar linjën e saj të veshjeve.
Këngëtarja e hitit ´California Gurls´, e njohur për veshjet e saj shumëngjyrëshe dhe seksi, aktualisht është në negociata me gjigantin e modës Steve Madden për të dizajnuar linjën e saj të veshjeve, shkruan Page Six.
Madden, krijues i linjës së tij të njohur të këpucëve, më herët ishte bashkuar me motrat Mary-Kate dhe Ashley Olsen për të krijuar linjat e tyre të veshjeve Olsenboye dhe Elizabeth dhe James.