04 Janar 2025

Katy Perry ia mori Justin Bieber popullaritetin në Twitter

Kaliforni, 4 shkurt - Personi i parë, që ka arritur të fitojë 50 milionë abonentë në Twitter, u bë këngëtarja amerikane Katy Perry. Rekordi i mëparshëm i përkiste këngëtarit Justin Bieber - në qershor të vitit 2013 ai kishte 40 milionë abonentë.

Kompozitore, autore këngësh, aktore, 30-vjeçarja Katy Perry fitoi famë të madhe në vitin 2008, pas promovimit të këngës së saj \"I Kissed a Girl\", e cila u bë menjëherë një hit.

Valën e re të popullaritetit të Katy Perry e lidhin me suksesin e jashtëzakonshëm të këngës së saj \"Dark Horse\" nga albumi i katërt i regjistruar në studio \"Prism\". Kompozimi në fjalë këtë javë ka kryesuar Hit-Paradën amerikane Billboard 100.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)