Katie Holmes përgatitet për fëmijën e dytë
SHBA, 1 mars - Aktorja Katie Holmes është duke u përgatitur për fëmijën e dytë të saj me aktorin Tom Cruise.
Sipas një raporti të gazetës New York Post dhe një kolumne të saj në faqe gjashte, ish aktorja e filmit Dawson's Creek është duke vizituar rregullisht qendrën e santologjistëve.
Holmes dhe Cruise janë përcjellës të këtij besimi shumë kontrovers.
Katie e cila është shumë e dhënë pas vajzës së saj Suri (3) me aktorin e filmit Top Gun kohëve të fundit ka promovuar filmin e saj të ri bashkë me Kelvin Kline, The Extra Man dhe dramën The Romantics at Sundanes, tani është kthyer në Hollywood për të kaluar disa kohë në Qendrën Shkencore të Hollywood'it.
Javën e kaluar Katie kaloi katër orë atje.
Ajo ka bërë njëjtë sikurse kishte bërë më parë kur ishte shtatzënë me Suri, ka thënë një burim.
Tom nuk e ka fshehur faktin që dëshiron edhe një tjetër bebe. Madje ai kishte thënë se gruaja e tij ishte duke u parapërgatitur për këtë.
Sajantologjistët besojnë se shëndeti dhe mendja e shëndoshë e një fëmijë fillon para se ai të lind, thuhet në ueb-faqen e tyre ku po ashtu thuhet se nëna duhet të jetë e qetë para se të lind.