Kate Winslet transferohet në Londër
Londër, 5 dhjetor - Aktorja Kate Winslet do të transferohet për disa kohë në Londër në mënyrë që fëmijët e saj të jenë pranë ish-bashkëshortit Sam Mendes, i cili po xhiron filmin e ri të sagës James Bond në territorin britanik.
Kate tregon kështu që ka një zemër të madhe duke thënë që nuk do ishte e drejtë nëse nuk do ta bënte këtë gjë.
Për Sam-in ky film është i rëndësishëm dhe nuk do ishte e drejtë të bënte vajtje-ardhje nga New York në Londër për të parë fëmijët. Është më mirë që fëmijët të jenë në Londër me mua, shprehet Winslet.
Aktorja, e cila po jetonte në New York, thekson se edhe pse janë ndarë ajo dhe Sam mbajnë një marrëdhënie miqësore që bazohet në respektin që kanë për njëri-tjetrin.