Kate Winslet emocionohet nga çmimi Oskar që e fitoi Leonardo DiCaprio
Nju Jork, 1 mars - Miqësia në mes të Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio ishte shumë e fuqishme të dielen në mbrëmje kur ylli i filmit The Revenant e pushtoi skenën për të marrë çmimin e tij të parë Oskar.
Kur DiCaprio finally e fitoi çmimin si aktori më i mirë, pasi që ishte i nominuar pesë herë më parë, ylli i filmit Titanic që luajti si partnere e DiCaprios nuk mundi ti ndalë lotët.
Derisa DiCaprio gjatë fjalimit të tij tha: "Për shoqërinë time, ju dua shumë. Ju e dini kush jeni", kamerat kapën pamjen e aktores me sy të përlotur pranë së cilës ishte ulur bashkëshorti i saj Ned Rocknroll.