Kate Winslet do luajë rolin e boses së drogës ruse
Hollywood, 17 janar - Kate Winslet, aktorja kryesore që interpretoi Rozën tek Titanic, do luajë rolin e boses së drogës ruse, në filmin Triple 9. 40¬-vjeçarja ka marrë pamjen e një femre fatale, ndërsa shfaqet e veshur me një mantel, duke pirë cigare. Winslet u shpreh se fillimisht mendoi se nuk ta luante një rol të tillë.
Fillimisht mendova se nuk mund ta luaja atë rol. Por pastaj lexova skenarin deri në fund dhe mendova që mund ta bëj, sepse është një pjesë e mrekullueshme, tha ajo në një intervistë.
Gjithashtu, aktorja mori nominimin e shtatë për Oscar, ndërsa vetëm para pak kohësh fitoi një Golden Globe për aktoren më të mirë mbështetëse, në filmin Steve Jobs.