Kate Moss pozon nudo
Londër, 9 maj - Kate Moss njihet për lëkurën e saj të bardhë, por modelja britanike është nxirë në mënyrë perfekte për të qenë pjesë e reklamës së markës St Tropez.
39-vjeçarja shihet nudo dhe ka zbuluar se gjithmonë ka përdorur nxirjen artificiale: Kam përdorur St Tropez që kur doli në treg 15 vite më parë.
Herën e parë që shkova në Ibiza nuk doja të isha personi më i bardhë në plazh, theksoi Moss, e cila në vitet e fundit nuk është parë kurrë e bardhë kur vjen vera.