Kate Moss kthehet tek koleksioni i Topshop
Londër, 10 prill - Supermodelja britaneze Kate Moss pohon të jetë kthyer tek Topshop për të lansuar koleksionin e sja të parë për tri vite e gjysmë.
4o vjeçarja është fotografuar duke modeluar me disa veshje nga koleksioni i saj i ri pranverë/verë i zingjirit të Arcadia Group.
Bukuroshja e lindur në Londrën jugore e ka dizajnuar këtë seri duke "u inspiruar nga veshjet e saj të njohura", thotë kompania.
Kate ka bashkëpunuar me Topshop fillimisht në vitin 2007, duke u paguar tre milion funta për punën e saj.
Duke u përshkruar si "ikonë e vërtetë britaneze", Moss thuhet se ka krijuar një koleksion shumë modern.